Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Shtyhet votimi për projektligjin për Dhomën e Posaçme të Supremes

Prizren Post | 13:08 - 28.06.2018

Prishtinë – Pas një debatit të gjatë në parlamentin e Kosovës në lidhje me projektligjin për Dhomën e Posaçme të Supremes, është arritur një marrëveshje në mes të deputetëve të opozitës dhe pozitës.

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka propozuar që ky projektligj të jetë në rend të ditës në seancën e radhës dhe brenda muajit korrik Ministria dhe Komisioni për Legjislacion te përfundojnë amandamentimin e ligjit.

“Gjate javës do te takohemi edhe me grupet parlamentar edhe me deputete veç e veç, mirëpo ky projektligj do te përfundojë brenda korrikut”.

Ky propozim u mbështet nga të gjithë deputetët prezent në seancë.

Kryesuesi i kësaj seance, Xhavit Haliti ka bërë të ditur se mbledhja do të mbahet më 9 korrik, ndërsa deputetët kanë shkuar në pauzë për t’u rikthyer në seancën e rregullt me fillim nga ora 14:00.


Etiketa:
Arivisti Company