Simeone vjen me një lajm të mirë për Atleticon


E diel, 21 Maj 2017

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, ka konfirmuar se do të qëndrojë në këtë klub pavarësisht spekulimeve që e lidhin për një largim nga Madridi, transmeton Gazeta Express.

Interi thuhej se ishte i interesuar për argjentinasin, që ka fituar një titull të ligës dhe ka arritur dy herë finalen e Ligës së Kampionëve për gjashtë vjet te Atletico.

Por, ishte vetë trajneri argjentinas që konfirmoi qëndrimin në Madrid, ndryshe nga viti i kaluar kur tha se do të mendojë dhe më pas qëndroi.

“Gazetarët më pyesin vazhdimisht a do të qëndroj. Po, do të qëndroj. E dini përse? Sepse ky klub ka të ardhme dhe e ardhmja jemi ne”, ka thënë ai pas përfundimit të sezonit në La Ligë.

Atletico mbylli sezonin në pozitën e tretë, 15 pikë prapa Real Madridit që fitoi titullin e 33-të.

Etiketa: ,
Të fundit