Skena të trishta nga Saudia, paralajmëruar nga Profeti Muhamed


E enjte, 14 Maj 2026
Skena të trishta nga Saudia, paralajmëruar nga Profeti Muhamed

Armiqtë janë gati t’i shqyejnë, ata rrihen për futboll!

Ndërkohë që bota islamo-arabe ndodhet në një udhëkryq, në sfidat e riorientimit përballë një kërcënimi sionist që kërkon ta shqyejë, me palestinezët që po vriten e masakrohen edhe si një paralajmërim për ta nesër, një pjesë sauditësh, dëshpërimisht të rinj, rrihen për futboll, duke u marrosur pas një loje që jo vetëm s’është në traditën e tyre, por dhe prej së cilës nuk ka ndonjë dobi përcaktuese në terma dinjiteti, njerëzor apo shoqëror. Eshtë një lojë tërheqëse dhe kaq.

Por siç i ka paralajmëruar Profeti Muhamed muslimanët në kohën e tij, do vijë koha kur ata do imitojnë apo ndjekin popujt e tjerë enë zakonet e tyre edhe në “vrimën e miut”. Kjo, në një kohë kur realiteti i thërret për të tjera kauza, ndërsa ata zgjedhin vetëposhtërimin. Si? Duke u rrahur në stadiume.

 

Kështu, skena kaotike shënuan derbin e madh të kampionatit saudit midis klubeve Al-Nassr dhe Al Hilal, kur një incident i rëndë ndodhi në tribuna gjatë ndeshjes.

Sipas pamjeve që qarkullojnë në mediat sociale, tifozët e Al-Nassr, klubit për të cilin luan Cristiano Ronaldo, sulmuan lokacionin VIP të Al-Hilal, pas së cilës pasoi kaos i plotë.

Pamjet video tregojnë disa tifozë që tundin shkopinj dhe shkaktojnë përleshje midis turmës, ndërsa sigurimi u përpoq të qetësonte situatën. Në një moment, skenat i ngjanin më shumë një përleshjeje në rrugë sesa një ndeshjeje futbolli.

Edhe pse në fushë u pa një luftë e madhe midis dy rivalëve më të mëdhenj të futbollit saudit, duket se drama kryesore u pa në tribunat e stadiumit.

Është ky një zhvillim tejet trishtues për shoqërinë saudite, ndërkohë që bota islame me sfidat e saj të shumta sheh drejt saj për një udhërrëfim se si të triumfojë përballë tyre, si t’i rezistojë një kopeje egërsirash, që siç ka paralajmëruar po ashtu Profeti Muhamed, është turrur për të shqyer umetin musliman, i madh në numër, por i dobët në potencë prej përçarjes e të tjera mangësive.

Dhe mjafojnë skena të tilla ku ndërsa retë e një lufte rrijnë mbi kokë, të kërcënuarit prej saj rrihen për një top! /tesheshi

 


Burimi: mesazhi

Etiketa:
Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit