E enjte, 14 Maj 2026

Spitali i Përgjithshëm “Dr.Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë ka njoftuar se dy persona nga Skenderaj kanë kërkuar ndihmë mjekësore emergjente.
Sipas spitalit, të dy personat kanë shenja-lëndime, njëri fizike në fytyrë dhe kokë, kurse tjetri lëndime/gërvishje fizike.
Nga spitali bëhet e ditur se ekipet mjekësore janë duke kryer ekzaminimet e nevojshme mjekësore, përfshirë konsultimet nga ekipet mjekësore të reparteve të tjera.
Ndryshe, Pas sulmit fizik ndaj kryetarit të degës së Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) në Skenderaj, Hysni Mehanit ka reaguar LVV-ja duke dhënë detaje të sulmit.
Sipas një postimi në rrjetin social në Facebook thuhet se sot, në kafeterinë “Solo” në qendër të Skenderajt, është sulmuar brutalisht nga Kryetari i Komunës së Skënderajt Sami Lushtaku dhe truprojat e tij, zëvendësministri i Ministrisë së Financave, kandidati për deputet dhe Kryetari i Qendrës së LVV-së në Skënderaj, Hysni Mehani.
Burimi: mesazhi
Etiketa: Aktuale
