Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Sot deputetët do të debatojnë për korrigjimin e kufijve

Prizren Post | 07:51 - 31.10.2018

PRISHTINË – Sot mbahet seanca e jashtëzakonshme, e thirrur nga Lidhja Demokratike e Kosovës në të cilën do të ketë debat parlamentar lidhur me “angazhimet e Presidentit të Kosovës për përfshirjen e ‘shkëmbimit të territoreve’ apo ‘korrigjim të kufijve’ në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë”.

Seanca e jashtëzakonshme fillon në ora 10:00.

LDK e cila ka thirrur seancën e jashtëzakonshme po ashtu kërkon që të miratohet një rezolutë e cila do ta ndalonte presidentin të flasë për territorin me shtetin serb.

Pas seancës së jashtëzakonshme, Kuvendi vazhdon me pikat e mbetura nga seancat e nisura më 13 dhe 14 shtator, si dhe të asaj më 15 tetor, për të vijuar më pas, edhe me vazhdimin e seancës së 18, 19 dhe 25 tetor.


Etiketa:
Arivisti Company