‘Srpska’ në kërkim të pasardhësit të Panticit


E martë, 14 Janar 2014

Prishtinë, 14 janar – Qeveria e Serbisë duhet të gjejë një figurë tjetër, pasardhëse të Krstimir Panticit, e cila pranon ta nënshkruajë deklaratën e betimit me logo të Republikës së Kosovës nëse arrin sërish t’i fitojë votat e nevojshme në zgjedhjet e reja për kryetar komune që pritet të shpallen brenda dhjetë ditëve nga presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga.

Burime të Tribunës thonë se zyrtarët e lartë të shtetit serb tashmë janë angazhuar në gjetjen e një figure të re që do ta merrte përsipër garën për kreun e Mitrovicës së veriut.

Oliver Ivanovic mund të jetë kandidat konsensual i serbëve të Mitrovicës së veriut, ka treguar një burim i gazetës.

“Gjatë ditëve në vijim do të përfundojnë bisedat me Ivanovicin dhe ai mund të jetë kandidati konsensual. Bisedat më shumë janë rreth asaj që ai duhet t`u bindet urdhrave të Qeverisë së Serbisë pasi të formohet Asociacioni i Komunave”, ka treguar burimi i Tribunës./zhurnal

Etiketa: ,