Guardiola refuzon Italinë, vendimi lidhet me arsye personale


E premte, 24 Korrik 2026
Guardiola refuzon Italinë, vendimi lidhet me arsye personale

Pep Guardiola nuk do të jetë trajneri i ri i Kombëtares së Italisë. Tekniku spanjoll ka refuzuar ofertën e Federatës Italiane të Futbollit, ndërsa arsyeja e vendimit të tij nuk lidhet me aspektin financiar.

Sipas gazetarit Fabrizio Romano, Guardiola e ka refuzuar mundësinë për të marrë drejtimin e “Azzurrëve” për arsye personale. Burimi thekson se kushtet ekonomike nuk kanë ndikuar në këtë vendim.

Pas largimit nga Manchester City, trajneri 55-vjeçar ka vendosur t’i kushtojë kohë familjes përpara se të vendosë se cili do të jetë destinacioni i radhës në karrierën e tij.

Refuzimi i Guardiolës e detyron Federatën Italiane të vazhdojë kërkimet për trajnerin e ri të kombëtares. Sipas raportimeve të fundit, Andrea Pirlo është kandidati kryesor për të marrë drejtimin e Italisë.


Burimi: 04online

Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit