Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Tentativa e FETÖ-s për grusht shteti, arrest me burg për 4 gjeneralë dhe 9 oficerë

Prizren Post | 18:12 - 24.07.2016

Stamboll – Në kuadër të hetimit e kryer nga Kryeprokuroria e Stambollit, gjykata ka vendosur sot masën e arrestit me burg për Komandantin e Akademisë Ushtarake Tokësore gjeneral i përgjithshëm Mert, komandantin e Akademisë Ushtarake Ajrore gjeneral i përgjithshëm Yüksel, Shefin e Shtabit të Komandës së Akademive të Luftës gjeneral i përgjithshëm Taşdeler, gjeneral brigade Ali Akyürek dhe 9 oficerë të tjerë, raporton Anadolu Agency (AA).

Prokuroria në kuadër të hetimeve ka dërguar në gjykatë Komandantin e Akademisë Ushtarake Tokësore gjeneral i përgjithshëm Selim Mert, komandantin e Akademisë Ushtarake Ajrore gjeneral i përgjithshëm Recep Yüksel, Shefin e Shtabit të Komandës së Akademive të Luftës gjeneral i përgjithshëm Nevzat Taşdeler, gjeneral brigade Ali Akyürek dhe 9 oficerë të tjerë.

Ndërkohë që gjykata vendosi arrest me burg për të gjithë të akuzuarit. Sipas informacioneve gjenerali i arrestuar Yüksel thuhet se është ”Imami i akademisë”.

Gjeneralët dhe oficerët e arrestuar thuhet se kanë organizuar edhe një bastisje në shtëpitë e gjeneralit të përgjithshëm Ümit Dündar si dhe admiralit të përgjithshëm Mesut Özel.

Ndërkohë një nga të dyshuarit thuhet se pasi ka bastisur shtëpinë e Komandantit të Akademisë së Ushtrisë Detare kanë kërcënuar me armë familjarët e tyre duke i quajtur ata ”ushtarët e Tayyip-it.

Bashkë me arrestimet e fundit numri i gjeneralëve të arrestuar në Stamboll ka shkuar në 16. Deri më tani gjykata ka vendosur arrest me burg për 2.139 persona nga të cilët ka gjeneralë, admiral, policë, mësues, ushtarë, gjykatës dhe prokurorë ushtarakë dhe civilë.


Arivisti Company