E mërkurë, 24 Qershor 2020
PRISHTINË – I dërguari i posaçëm i SHBA-së, Richard Grenell, ka bërë të ditur presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka anuluar pjesëmarrjen e tij në Washington në takimin me Serbinë, të planifikuar më 27 qershor, pas ngritjes së akuzës nga Specialja.
Grenell përmes një postimi në Tëitter ka bërë publik lajmin për anulimin e takimit, ndërsa në një postim tjetër ka njoftuar se megjithatë takimi do të mbahet, me pjesëmarrjen e kryeministrit Avdullah Hoti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.
“Presidenti i Kosovës sapo na ka informuar se ka anuluar udhëtimin e tij në Uashington, D.C pas njoftimit të bërë nga Zyra e Prokurorëve Speciale. Unë e respektoj vendimin e tij për të mos marrë pjesë në diskutime derisa çështjet ligjore të atyre pretendimeve të zgjidhen”, ka shkruar Grenell.
Etiketa: Dialogu, Gjykata Speciale, Hashim Thaçi, Kosova, Richard Grenell, SHBAWe look forward to Saturday’s discussions which will be led by President Vucic and Prime Minister Hoti. https://t.co/j7KhhfbQX1
— Richard Grenell (@RichardGrenell) June 24, 2020