E shtunë, 17 Qershor 2023
Tifozët e Rumanisë janë dëbuar nga fusha e “Fadil Vokrrit” para përfundimit, ndërsa janë zbuluar edhe arsyet e dëbimit.
Përfaqësuesja e Kosovës barazoi 0-0 me Rumaninë në ndeshjen e zhvilluar në “Fadil Vokrri”, në kuadër të Grupit I të “Euro 2024”.
Një grup prej rreth 50 tifozësh kishin udhëtuar nga Rumania drejt Prishtinës për këtë ndeshje, por ata u dëbuan nga tribuna para mbylljes së takimit.
Sipas mediumit rumun Gsp.ro, tifozët ultras në numër prej 15-20 sosh nga grupi “Uniti Sub Tricolor” kanë brohoritur thirrje të ndaluara si “Kosova është Serbi”.
Tifozët që njihen si ultranacionalist u përplasen fizikisht edhe me sigurimin e stadiumit “Fadil Vokrri”, ndërsa kishin futur në stadium edhe mjete piroteknike.
Sipas Gsp.ro, këto dyja ishin shkak edhe që tifozët u dëbuan nga stadiumi.
Etiketa: Euro 2024, Futboll, Kosova, rumania