Trump largohet me urgjencë nga darka pas raportimeve për të shtëna me armë


E diel, 26 Prill 2026
Trump largohet me urgjencë nga darka pas raportimeve për të shtëna me armë

Presidenti amerikan Donald Trump u largua me urgjencë nga darka e Darka e Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë në Washington, pasi u dëgjuan zhurma të forta që dyshohet se ishin të shtëna me armë.

Sipas raportimeve fillestare, Trump ishte duke biseduar në hotelin Washington Hilton kur ndodhi një trazirë pranë tavolinës së Shtëpisë së Bardhë. Menjëherë pas kësaj, agjentët e shërbimit sekret ndërhynë dhe e shoqëruan presidentin jashtë sallës, duke u bërë thirrje të pranishmëve të qëndronin të ulur.

Këshilltari i lartë i presidentit, Stephen Miller, u pa gjithashtu duke u larguar nga ambienti nën shoqërimin e sigurisë. Shumica e të ftuarve u ulën përkohësisht gjatë incidentit, por më pas qëndruan në sallë pasi presidenti u evakuua.

Autoritetet nuk kanë dhënë menjeherë detaje të plota mbi natyrën e incidentit. /mesazhi


Burimi: mesazhi

Etiketa:
Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit