Trump: Sulmi me armë kimike nuk mund të injorohet nga bota e civilizuar


E mërkurë, 5 Prill 2017

Washington – Presidenti amerikan Donald Trump ka dënuar sulmin me armë kimike të kryer nga regjimi i Bashar Asadit në Siri me fjalët “Nuk mund të injorohet nga bota e qytetëruar sulmi mizor me armë kimike në Siri i cili ka patur në objektiv njerëzit e pafajshëm duke përfshirë në mesin e tyre gratë dhe fëmijët”, raporton Anadolu Agency.

Në një deklaratë me shkrim nga Shtëpia e Bardhë thuhet se Trump ka dënuar sulmin me armë kimike të kryer nga regjimi i Asdit në qytetin Idlib të Sirisë.

“Nuk mund të injorohet nga bota e qytetëruar sulmi mizor me armë kimike në Siri i cili ka patur në objektiv njerëzit e pafajshëm duke përfshirë në mesin e tyre gratë dhe fëmijët. Këto veprime të pabesa të regjimit të Asadit janë rezultat i dobësisë dhe pavendosmërisë së qeverisë së mëparshme. Barack Obama në vitin 2012 kishte thënë se ka një vijë të kuqe në lidhje me përdorimin e armëve kimike dhe më pas nuk ka bërë asgjë. SHBA në pikën e dënimit të këtij sulmi të papranueshëm qëndron bashkë me të gjithë aleatët e saj në botë”, thuhet në deklaratë.

Etiketa: ,

Leave a Reply