E diel, 7 Korrik 2019
ATHINË – Kryeministri në detyrë i Greqisë, Alexis Tsipras ka reaguar në një prononcim për mediat, pas mbylljes së procesit zgjedhor dhe pas daljes së sondazheve të para, ku partia e tij renditej e dyta.
Tsipras bëri me dije se kishte telefonuar fituesin e këtyre zgjedhjeve kryetarin e “Demokracisë së Re” Qiriakos Mitsotakis dhe e kishte uruar për fitoren.
Kryeministri në ikje i Greqisë bëri me dije se ditën e nesërme do të kryejë të gjitha veprimet për të dorëzuar detyrën tek kryeministri i ri.
“Pak më parë telefonova kolegun Micotaqis, të cilit i urova fitoren në zgjedhje.Nesër do kryej të gjitha veprimet për të dorëzuar detyrën tek kryeministri i ri Micotaqis që të fillojë menjëherë punën. I kërkoj Demokracisë së Re të mos e marrë pushtetin me revansh por të jetë në interesat më të mira të grekëve”, – u shpreh Tsipras.
Etiketa: Alexis Tsipras, Greqi, Qiriakos Mitsotakis, Zgjedhjet