E diel, 2 Gusht 2015
Dy pjesëtarë të forcave të sigurisë turke gejtën vdekjen ndërsa 24 u plagosën në një sulm vetëvrasës të militantëve kurdë të PKK, bën të ditur zyra rajonale e qeverisë.
Një traktor i ngarkuar me eksploziv është shtyrë drejt stacionit policor ushtarak raportojnë mediat turke.
Sulmi ndodhi pranë qytetit Dogubayazit në provincën Agri, në kufi me Iranin.
Prej 24 korrikut Turqia ka ndërmarrë qindra sulme ajrore mbi bazat e PKK në të dy anët e kufirit me Irakun.
Agjencia shtetërore turke e lajmeve Anadoll thotë se sulmi ndodhi rreth orës 03:00 me orën lokale. Mësohet se traktori me 2 ton eksploziv është shpërthyer nga një kamikaz./Oranews/
Etiketa: Turqi