Turqia voton pro kushtetutës së re


E diel, 16 Prill 2017

Ankara – Ka përfunduar në tërë Turqinë procesi i votimit në referendumin për ndryshime kushtetuese.

Nga 93% e votave të numëruara deri më tani rezultati është në favor të ndryshimeve kushtetuese dhe vendosjes së sistemit presidencial. Përqindja e votave deri më tani është 53% Po me 47% Jo, transmeton Prizren Post.

Sipas Komisionit të Lartë Zgjedhor, paraprakisht në orën 16:00 sipas kohës lokale përfundoi procesi i votimit që filloi në orën 07:00 sipas kohës lokale në 32 qytete në lindje të Turqisë. Ndërkaq, votimi ka përfunduar edhe në qytetet e ngelura në të cilat procesi filloi në orën 08:00 sipas kohës lokale.

Votuesit në të gjithë Turqinë kanë shfrytëzuar të drejtën e votës në 167.140 vendvotime. Po ashtu, procesi i votimit ka përfunduar edhe në pikat doganore./PrizrenPost/

Etiketa: ,
Të fundit