Turqizohet aeroporti i Prishtinës, nuk respektohet gjuha shqipe


E martë, 31 Dhjetor 2013

Aeroporti Ndërkombëtar “Adem Jashari” është turqizuar komplet nga koncesionari turk, kompania Limak.

Përveç emrit të Aeroportit mbi ndërtesën e Terminalit ku Prishtina shkruhet Pristina, tani edhe në biletat e parkingut nuk figuron fare gjuha shqipe.

Në bazë të legjislacionit në fuqi në Kosovë, gjuha shqipe dhe ajo serbe janë gjuhë zyrtare në tërë territorin e vendit, kurse gjuha turke është gjuhë zyrtare në Prizren, aty ku ka një pakicë turke mbi 5 përqind.

E megjithkëtë, kjo duket se nuk ka fare rëndësi për pronarët e Aeroportit.

Në një shtet normal, shteti do duhej të reagonte për këtë.

Po sjellim dy foto ku shihen biletat parkingut të aeroportit vetëm në gjuhën turke.

Etiketa: ,
Të fundit