Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Unë votoj për Shpend AHMETI | Personi i vitit 2016 nga bota shqiptare!

Prizren Post | 06:56 - 25.12.2016

Unë votoj për Shpend AHMETI | Personi i vitit 2016 nga bota shqiptare!

  • Jo (15%, 105 Vota)
  • Po (85%, 599 Vota)

Numri i votuesve: 704

Loading ... Loading ...

Shpend Ahmeti ka lindur më 18 prill 1978 në Mitrovicë.

Shpend AHMETI eshte politikan i cili eshte kryetar i Prishtines dhe nenkryetar i Lëvizjes VETVENDOSJE!

Pas nje balotazhi me 1 dhjetor u shpall kryatar i Prishtines. Ishte kryetar i një qeverie studentore.

Ka përfunduar studimet master në Politika Publike në Universitetin e Harvardit, SH.B.A, gjatë viteve 2002 – 2004, duke specializuar në Zhvillimin Politik dhe Ekonomik. Studimet universitare i ka përfunduar në Ekonomi dhe Administrim Biznesi në Universitetin Amerikan në Bullgari, gjatë viteve 1996 – 2000, duke specializuar në Ekonomi të Aplikuar dhe Administrim Biznesi.

Gjatë kohës së studimeve 1999-2002, Shpendi ishte senator dhe më pas Kryetar i Qeverisë Studentore në Universitetin Amerikan të Bullgarisë , si dhe udhëheqës i komuniteteve të ndryshme (nga më shumë se dhjetë vende) përgjatë një periudhe të reformave në universitet. Në universitetet amerikane, angazhimi në Qeveri studentore është eksperienca që ndërthur dijen, organizimin, përballjen për mbrojtjen e të drejtave dhe përgjegjësinë e besimin nga shokët dhe kolegët.

Prej vitit 2005 Shpendi është ligjërues i Politikave Publike dhe Politikave Ekonomike Ndërkombëtare në Universitetin Amerikan këtu në Kosovë (AUK).

Ndërsa prej vitit 2011 është nënkryetar i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, i zgjedhur nga Këshilli i Përgjithshëm.

Përveç gjuhës amtare shqipe, Shpendi flet atë angleze, serbo-kroate, maqedone, bullgare dhe ka njohuri të gjuhës gjermane.

Është fitues i disa çmimeve e shpërblimeve si World Bank Spot Award dhe i atij në European Debating Championships.

Shpendi jeton në Prishtinë me bashkëshorten, Ardianën, dhe dy fëmijët, Tean dhe Anrin.

Shpend Ahmeti u zgjodh Kryetar i Komunës së Prishtinës pas balotazhit, më 1 dhjetor në zgjedhjet lokale të vitit 2013 në Kosovë.


Etiketa:
Arivisti Company