Kolona dhe pritje të gjata në Merdarë


E shtunë, 22 Gusht 2026
Kolona dhe pritje të gjata në Merdarë

Pritje të gjata janë raportuar sot në pikën kufitare në Merdarë, ku qytetarët po presin deri në 60 minuta për të kaluar kufirin.

Sipas të dhënave të fundit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në Merdarë është krijuar kolonë prej rreth 800 metrash.

Situata është më e qetë në pikat e tjera kufitare.

Në Jarinjë dhe Muçibabë pritjet janë deri në 5-10 minuta, ndërsa në pikat e tjera kufitare pritjet variojnë nga 3 deri në 5 minuta.

Kolonë prej rreth 250 metrash është raportuar edhe në pikën kufitare në Dheu i Bardhë.

Të dhënat e fundit janë përditësuar në ora 07:31.


Burimi: mesazhi

Etiketa:
Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit