E shtunë, 22 Gusht 2026

Hull City ka nisur në mënyrë të jashtëzakonshme rikthimin në Premierligë, duke mposhtur 2-0 Manchester Unitedin në xhiron e parë të sezonit.
Në “MKM Stadium”, vendasit shënuan të dy golat në pjesën e parë, me Semi Ajayi dhe Nobel Mendy, duke i dhënë goditje të rëndë skuadrës së Michael Carrick.
Manchester United pati vështirësi të mëdha për të krijuar raste dhe u duk i paorganizuar, sidomos në mesfushë. Për “Djajtë e Kuq” debutuan Youri Tielemans dhe Andrey Santos, ndërsa Marcus Rashford u aktivizua në pjesën e dytë, por nuk arriti ta ndryshojë rrjedhën e takimit.
Për Hull Cityn, kjo ishte një fitore historike në rikthimin në elitën angleze pas nëntë vitesh. Skuadra e Sergej Jakirovic e nisi sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme, duke marrë tri pikë ndaj një prej emrave më të mëdhenj të futbollit anglez.
Humbja është një nisje zhgënjyese për Manchester Unitedin dhe Michael Carrick, të cilët tashmë duhet të reagojnë në ndeshjet e ardhshme.
Burimi: 04online
