Urtësia në të agjëruarit


E diel, 29 Qershor 2014

Fasting-Icon copy

Nga urtësia e të agjëruarit është ajo se: Ky është një akt i adhurimit i bërë për Allahun, në të cilin ‘abdi (robi) i afrohet më shumë Zotit të Tij duke u përmbajtur nga gjërat të cilat ai i do dhe i pëlqejnë, siç është ushqimi, pija dhe marrëdhëniet seksuale. Pra, për këtë shkak, sinqeriteti i besimit të tij dhe plotësimi i robërimit ndaj Tij bëhet aparent, si dhe dashuria e tij për Allahun dhe malli për atë çka Allahu ka përgatitur për të (nga e mira). Kjo është kështu meqë ai i cili agjëron nuk përmbahet nga diçka që është e dashur për të, përveç për atë që është më e madhe për të se ajo (d.m.th. Allahu). Kur besimtari ta di se kënaqësia e Allahut qëndron në të agjëruarit
– që është lënia e atyre dëshirave të cilat ai natyrisht i do – ai do t’i japë përparësi kënaqësisë së Allahut mbi dëshirat e tija. Pra, ai i lë dëshirat e tija pa marrë parasysh se sa shumë ka mall dhe etje për to, sepse lumturia dhe qetësia e shpirtit të tij gjendet në lënien e të gjitha këtyre për hir të Allahut.

Shkëputur nga

Urtësia në të agjëruarit
Autor: Imam Muhamed bin Salih el Uthejmin
Marrë nga Mexhalis Shehr Ramadan