Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Vajzat muslimane nën moshën 10-vjeçare u përdhunuan nga budistët gjersa iknin nga dhuna në Myanmar

Prizren Post | 13:44 - 25.10.2017

Sipas organizatës jo-qeveritare, Doktorët Pa kufi, dhjetëra vajza rohingya kanë marrë përkrahje mjekësore dhe psikologjike në departamentin e shëndetit seksual dhe reproduktiv në objektin e saj mjekësor “Kutupalong” – e cila është klinikë specialiste për të mbijetuarat e sulmeve seksuale me bazë në kampin më të madh të refugjatëve në Coz’s Bazar, transmeton Express.

Nga ato që ikin nga shtetin Rakhine dhe shkojnë në këtë klinikë për trajtim në lidhje me përdhunimin, rreth 50% janë 18-vjeçare apo më të reja, përfshirë një vajzë 9-vjeçare dhe disa tjera nën moshën 10-vjeçare, ka thënë një zëdhënës i kësaj organizate.

Kjo organizatë ka theksuar se kjo është veç një pjesë e atyre që besohet se janë sulmuar seksualisht dhe përdhunuar që prej operacioneve ushtarake që nisen më 25 gusht.

Mbi 600.000 muslimanë rohingya kanë ikur nga Myanmar për në Bangladesh që nga 25 gushti për shkak të dhunës.


Etiketa:
Arivisti Company