Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Varianti Delta është një paralajmërim serioz

Prizren Post | 12:23 - 01.08.2021

  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  

GJENEVË – Varianti Delta i COVID-19, që është burimi i një vale të re infektimesh në shumë vende, është një paralajmërim që inkurajon të ndërmerren veprime shpejt, para shfaqjes së mutacioneve më të rrezikshme, theksoi Organizata Botërore e Shëndetësisë.

“Delta është një paralajmërim, që na thotë se virusi po evoluon, por është gjithashtu një thirrje për të vepruar, për të bërë diçka para se të shfaqen forma më të rrezikshme variantesh”, tha Dr. Mike Ryan, përgjegjës për situatat emergjente në OBSH.

“Të njëjtat masa, që kemi aplikuar më parë, do ta ndalojnë këtë virus. Ato e ndalojnë variantin Delta veçanërisht nëse shtoni vaksinimin”, shtoi Ryan.


Etiketa:

Bëni një koment