Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Vazhdojnë ndryshimet kushtetuese në Turqi

Prizren Post | 13:27 - 14.01.2017

Ankara – Deputetët e Parlamentit të Turqisë, të shtunën miratuan nenin e 11-të nga projektligji i propozuar për reforma kushtetuese që rregullon zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale, raporton Anadolu Agency.

Në një votim të fshehtë të mbajtur të shtunën, 341 nga 550 deputetët në Parlament votuan në favor të mocionit, 134 deputetët votuan kundër, një deputetet abstenoi, pesë deputetë kishin vendosur fletëvotim të zbrazët, ndërsa dy vota ishin të pavlefshme.

Votimi ndryshon nenin e 11-të të Kushtetutës i cili parasheh që në të ardhmen, zgjedhjet parlamentare dhe ato presidenciale të mbahen në të njëjtën kohë.

Në bazë të ndryshimeve të reja, mandati i presidentit dhe deputetëve do të jetë pesë vite, me një mundësi të rizgjedhjes për presidentin.

Të premten, deputetët miratuan nenin e nëntë dhe të dhjetë nga reformat kushtetuese të cilat rregullojnë detyrimet penale të presidentit dhe zyrtarëve më të lartë shtetërorë, ndërkohë që mbeten për tu votuar edhe shtatë amendamente.


Etiketa:
Arivisti Company