Vazhdon stagnimi në luftën kundër korrupsionit

PRISHTINË – Instituti Demokratik i Kosovës, thotë se rezultatet e Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2020 konfirmojnë vazhdimin e stagnimit në luftën kundër korrupsionit.

KDI përmes një komunikate për media, thekson se për të dytin vit radhazi, Kosova shënoi 36 pikë duke u renditur në pozitën e 104 së bashku me Shqipërinë, Algjerinë, Bregun e Fildishtë, El Salvador, Vietnamin dhe Tajlandën, transmeton Telegrafi.

Tutje, KDI thotë se rezultatet tregojnë që Kosova ka nevojë urgjente të përqendrohet në tre fusha në mënyrë që të bëjë përparim: Pavarësia e sistemit të drejtësisë, lufta kundër korrupsionit, në fushën e prokurorimit.

KDI njofton se “Transparency International (TI), përdor një metodologji të sofistikuar shkencore dhe raportin e bazon kryesisht në raportet kredibile nga organizata ndërkombëtare si Freedom House, World Bank, Bertelsmann Foundation, World Justice Project ROLI, Global Insight dhe Varieties of Democracy Project. Indeksi shfrytëzon sistemin e vlerësimit prej 100 shkallësh në të cilin vlerësimi maksimal do të thotë ‘vend i pastër nga korrupsioni’ kurse vlerësimi prej zero pikë do të thotë vend shumë i korruptuar”.

Etiketa: , , , ,

Leave a Reply