“Vëllau im i vrarë në Siri, nuk ishte agjent i AKI-së”


E martë, 7 Tetor 2014

Vëllai i të vrarit në Siri, i njohur me inicialet F.S., thotë se vëllai i tij nuk ka qenë agjent i AKI-së. Sipas tij, kjo informatë etiketon ”komunitetin mysliman në përgjithësi” dhe vëllanë e tij “në veçanti”.

“F.S. nuk ka qenë asnjëherë punëtor i AKI-së dhe qëllimi i tij i shkuarjes në Siri ka qenë plotësisht i bazuar në vullnetin moral-individual për t’iu dalë në ndihmë viktimave të Sirisë, veçanërisht fëmijëve jetimë të cilët kanë qenë preokupim i tij edhe gjatë aktiviteteve të tij në Kosovë”, thuhet në një reagim të Jetmir Sefës.

Sipas tij, këto pohime mund t’i vërtetojnë “mijëra njerëz që e kanë njohur vëllain tim, si dhe projektet e iniciuara nga ai për ndihmë jetimëve dhe ushqimin e njerëzve pa të ardhura materiale, projekte këto të cilat vazhdojnë të ekzistojnë edhe sot”.

“Se vëllai im F.S. nuk ka qenë asnjëherë punëtor i AKI-së mund të vërtetohet edhe me verifikimin e listës së pagave të AKI-së”, thotë ai duke shtuar se informata se F. Sefa ka qenë bashkëpunëtor i AKI-së “është cenim i rëndë i reputacionit te tij dhe integritetit të familjes”.

“Kosova njihet si vend me shumicë muslimane. Përderisa bota demokratike mundohet t’i izolojë rastet e priftërinjve pedofilë e të jahudive fëmijë-vrasës, te ne rastin më të vogël të pa dinjitetshëm që e bën ndonjë i ashtuquajtur musliman, mundohen t’ia veshin gjithë muslimanizmit”.

Etiketa: