“Vërtet Ndodhi!” është romani i radhës nga shkrimtari Tyran Prizren Spahiu

Parathënie rreth romanit “Vërtet Ndodhi!

Trendet në letërsinë botërore, tema e qëlluar, përshkrimi i hollësishëm i momenteve që krijon autori, kënaqësia shpirtërore gjatë shfletimit, cilësia e lartë e portretizimit të karaktereve, adrenalina, shprehen më se fuqishëm në romanin “Vërtet ndodhi!”

Gjatë leximit përshtypja e parë që fitova është se tentimi dhe arritja e anashkalimit të tepërtë të përshkrimit të momenteve dytësore në këtë roman: si natyrën, momentet eksituese, pamjet fizike të protagonistëve dhe përqëndrimi monumental në pikat kyqe si devijimi në jetë, pjekuria e parakohshme falë mediave, rrethinës, shoqërisë, jeta buzë rrezikut i personazheve e bëjnë romanin tejet sfidues për lexuesin. Gjakëftohtësia, rrugëtimi, veprat, aktet e pandërprerë kriminale të personazhit kryesor, joshin që vet recenzuesi të ballafaqohet me situata të ndryshme.

Edhepse që të tre shokë nga vende të ndryshme të globit kanë vetëm një qëllim, vetëm një cak në jetë, të arrijnë përfitime materiale pa marrë parasysh pasojat, andaj futen ujërave jo të preferuara, përsëri dhe përsëri kryesori i romanit Mal Shpatari, tregon besnikëri të rrallë në jetë dhe ndaj miqëve, bujari që edhe vet lexuesi gjatë leximit në momente xhelozon.

Ngjarjet rrjedhin me një shpejtësi të jashtëzakonshme, por çdo moment, çast, situatë, autori armatos romanin me njohuri të thellë dhe profesionale të botës së krimit. Poashtu vlen të ceket se derisa analizoja fitova përshtypje se ngjarja vërtet ka ndodhur, bile bile parashtrova pyetje autorit “Të lutem më trego është ngjarje e vërtet apo e trilluar”? Vetëm më dhuroi një buzëqeshje pa përgjige!

Kjo situatë më bëri të kuptoj se ngjarja ndoshta nuk ka ndodhur, pra me siguri në trurin e tij sot e kësaj dite vazhdon romani të shtjellohet.

Sakrifica e përhershme për të arritur një shkallë më të lartë në shoqëri, me siguri sot vlerësohet në një pjesë të gjallërisë ekzistenciale, sidomos kur thesari vjen nga ana tjetër që domethënë nga e tyre që janë poashtu të zhytur në krim. Po, kriminelët bëjnë krim ndaj kriminelëve, ky çast, temë, të bën që për personazhet lexuesi të ndien simpati, poashtu edhe adrenalina sa vjen e shtohet.

Mbase edhe këto virtyte të personazhit kryesor japin dimension më të gjerë, ngritin në një nivel të mirëkuptimit dhe aprovimit të gjesteve, akteve, pse jo edhe lakmisë së Treshes në roman.
Zakonisht lexuesi ndien simpati ndaj personazhit më të dobët, kjoftë në shiritin filmik, roman apo poezi, por në këtë rast besnikëria të cilën tregon, shfaq akteri, djaloshi sharmant, Mal Shpatari, pastaj John Holmes dhe Yukonasi doemos në fund fitojnë tek lexuesi mirëkuptim dhe në fund vet lexuesi në çdo formë kupton sjelljen dhe aspiratat sidomos të Mal Shpatarit.

Atmosfera e krijuar nga dirigjenti i romanit, pastaj roli kryesor i MALIT, padyshim do lë gjurmë në letërsinë kombëtare besoj edhe në ate botërore. Romani më bëri për vete, tërë qenien më arrestoi, kuptova se familja Shpatari është një punë serioze dhe përzgjedhja e jashtëzakonshme e temës që sot sundon botën. Vlera letrare që përmban ky Monument “Vërtet ka ndodhur!“, kam besim se do të shtrihet në të katër anët e botës.

Definitivisht jam i sigurtë se përmbajtja e romanit, “Vërtet ndodhi”, shkruar nga ana e dirigjentit Tyran, romansier tani i njohur në letërsi dhe lexuesit do të shkrihen me romanin.

Prof. Gazmend Beqaj – Prizren

Etiketa: ,

Leave a Reply