Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Vetëvendosje propozon që qytetarët ta bëjnë pagesën për RTK-në përmes Postës

Prizren Post | 15:00 - 19.06.2018

Prishtinë – Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur një konferencë për medie në lidhje me problemet në Projektligjin për RTK-në.

Valon Ramadani, deputet i LVV-së, tha se grupi punues i cili po merret me këtë projektligj nuk duhet të përbëhet nga deputetët që nuk janë të kësaj fushe, por propozoi që në hartim të thirren specializantë që merren me këtë çështje.

Ai shprehi shqetësim edhe për mënyrën e financimit të RTK-së që, sipas tij, është duke u hartuar projektligji në atë mënyrë që qytetarët në pagesat e faturave të tyre do paguajnë 2,50€ e që kjo do t’i sjellë përfitime KEDS-it deri në 2,5 milionë euro në vit.

LVV propozoi që shuma e mbledhur për RTK-në të jetë përmes postës e cila është kompani publike dhe në prag të falimentimit. Sipas Ramadanit, kjo mënyrë do ta rimëkëmbte këtë kompani publike.

“Situata nuk është e mirë as nga cilësia e programacionit të RTK-së e as ai i udhëheqjes së saj. Hartimi i projektligjit për RTK-në është përcjellë me probleme të mëdha. Anëtarët e grupit punues të komisionit për media kanë thënë se 2,50 euro në muaj të paguhet përmes faturave të KEDS-it për subjekt juridik dhe fizik, dhe përmes kësaj KEDS-it fiton 2,5 milionë euro në vit”.

Ne kemi kërkuar që grupi punues të marrë edhe specialistë të kësaj fushe, e jo këtë projektligj të rëndësishëm ta formojnë qoftë Nait Hasani, Xhevahire Izmaku të cilët nuk janë të thirrur në këto fusha.

Edhe në rast të financimit nga qytetarët kjo shumë do të mblidhet nga KEDS-i, sepse nuk është kompani e përgjegjshme dhe provizioni është i lartë se është e papranueshme që qytetarët të paguajnë përsëri për përfitime të KEDS-it.

Kjo tarifë duhet të mblidhet nga Posta e Kosovës, po ashtu është kompani publike afër falimentimit, për çdo vit deri 2 milionë e gjysmë përfiton dhe kjo tarifë do duhej të ishte për një kompani publike e jo për private.

I bëjmë thirrje opozitës, veçanërisht LDK-së të mos e pranojë këtë projekt skandaloz”.


Etiketa:
Arivisti Company