E diel, 21 Tetor 2018
PRISHTINË – Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, ka thënë se duhet zhvilluar një proces hetimi të thellë jo vetëm në institucionet e drejtësisë, por edhe në Policinë e Kosovës si dhe në Agjencinë për Inteligjencë (AKI).
Këto deklarime deputeti Selimi i tha sot në një konferencë për media, ndërsa komentoi raportimet për rastin e të birit të shefit të AKI-së i cili ku fillimisht dyshohej për posedim droge dhe arme ndërsa më pas Policia e Kosovës doli me sqarime ku u tha se mjeti dhe substanca e dyshuar nuk i përkisnin atij.
”Vetëshkëputja dhe ndryshimi i deklaratave të policisë në ”Rastin Maxhuni” janë dëshmi e këtyre ndërhyrjeve të pushtetit në institucionet e drejtësisë”.
”Sot qytetarët e Kosovës jetojnë në një ambient krejt të pasigurt për ta. Është ambient totalisht brenda kontrollit, jo brenda kontrollit të institucioneve të drejtësisë por brenda bandave mafioze”.
”Në një shtet ku arratiset prokurori arratiset në emër të drejtësisë kush do ta mbrojë qytetarin?”
”Qytetari i Kosovës është totalisht i pambrojtur dhe nën mëshirën e kapësve të shtetit. Kosova ka nevojë jo vetëm për reformën në drejtësi, por sidomos tani ka nevojë për reforma në Policinë e Kosovës”.
”Jo përvec institucioneve por është më se i nevojshëm vettingu në Policinë e Kosovës”.
”Kosova ka nevojë për reforma jo vetëm në drejtësi por edhe në Polici dhe AKI”.
”Ai i cili sot udhëheq sot AKI-në e dikur udhëheqte Policinë, nuk kishte kaluar verifikimin e reformave”.
”Të fillojnë menjëherë shkarkimet e këtyre institucioneve”.
Etiketa: Aktuale, Kosovë, Rexhep Selimi, Vetëvendosje