Viets: Liberalizimi i vizave për kosovarët shumë shpejtë


E martë, 26 Prill 2016

Ambasadorja e Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Angelika Viets, ka thënë se shumë shpejt të jetë në atë pozitë ku do të uroj kosovarët për liberalizimin e vizave.

Ambasadorja e Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Angelika Viets sot ka marr pjesë në ceremoninë e themelimit të fondit kosovar për garanci kreditore.

Viets, shfrytëzoi këtë rast, që në fjalën e saj të flasë edhe për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Ajo, para se të fillonte fjalimin e saj, tha se shpreson që shumë shpejt të jetë në atë pozitë, ku do të urojë kosovarët për liberalizimin e vizave, pasi që e dinë, se kjo është tema më e rëndësishme për Kosovën aktualisht.

“Shpresoj që të vij këtu së shpejti dhe të ju uroj edhe për liberalizimin e vizave sepse e di që është në mendjen e secilit dhe çështja më e rëndësishme për Kosovën aktualisht”, ka thënë Viets.

Ndërkohë, pikërisht sot kryeministri Mustafa, do të udhëtojë për në Bruskel, pasi që nesër do të takohet me presidentin e Komisionit Evropian, Juncker Jean-Claude Juncker e ku do të flitet edhe për liberalizimin e vizave për Kosovën. /rtk/

Etiketa: , , ,