Unë votoj për Hashim THAÇI Personi i vitit 2013 nga bota shqiptare!

Unë votoj për Hashim THAÇI Personi i vitit 2013 nga bota shqiptare!

  • Jo (83%, 195 Vota)
  • Po (17%, 39 Vota)

Numri i votuesve: 234

Loading ... Loading ...

Hashim Thaçi ishte drejtues politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Gjatë Konferencës Ndërkombëtare për Kosovën, të mbajtur në Rambuje të Francës, nga 6 deri më 22 shkurt 1999, Hashim Thaçi ishte Kryesues i Delegacionit të Kosovës.
Në mars 1999 z. Hashim Thaçi ishte Kryeministër i Qeverisë së Përkohshme të Kosovës (Qeveria e Unitetit).

Pas fitores së Partisë Demokratike të Kosovës në zgjedhjet parlamentare të 17 nëntorit 2007, z. Hashim Thaçi u zgjodh Kryeministër i Qeverisë së Kosovës, më 9 janar 2008. Me 17 shkurt 2008, Kryeministri Hashim Thaçi në Kuvendin e Kosovës lexon deklaratën e pavarësisë së Kosovës, ndërsa pas votimit nga ana e deputetëve të deklaratës, Kryetari i Parlamentit e shpall Kosovën shtet të pavarur dhe demokratik, ku më pas të gjithë deputetët prezent e nënshkruan Deklaratën e Pavarësisë.

Në zgjedhjet e parakohshme të mbajtura në Kosovë më 12 dhjetor 2011 fiton PDK-ja në krye me Hashim Thaçin dhe përsëri rizgjedhet kryeministër për mandatin 2011-2014. Kryeministri ka deklaruar se derisa qeveria e kaluar në krye me të kishte qëllim shpalljen e Kosovës shtet të pavarur, tashmë kjo qeveri e rizgjedhur ka qëllim integrimin e shtetit të Kosovës në mekanzimat më të rëndësishëm ndërkombëtar si NATO, BE, OKB, etj.

Etiketa: ,

2 Responses to “Unë votoj për Hashim THAÇI Personi i vitit 2013 nga bota shqiptare!”

  1. beli thotë:

    Nuk paska kurrfar kualifikimi. Domethene çoban!

  2. Arti thotë:

    pa kualifikim po kryeminister

Leave a Reply