Vriten babë e bijë me armë zjarri në Prizren

PRIZREN – Dy trupa të pajetë janë gjetur mbrëmjen e së martës në Prizren, të cilët janë vrarë me armë zjarri. Sipas informacioneve të para, bëhet e ditur se dy viktimat kanë lidhje familjare, janë babë e bijë.

Lajmin e ka konfirmuar kryeprokurori i Prizrenit, Admir Shala për Telegrafin.

“Bëhet fjalë për dy viktima, në një shtëpi, dyshohet se janë të vrarë nga arma e zjarrit, dyshohet se njëri nga viktimat është zyrtarë policor. Po ashtu dyshohet se viktimat kanë lidhje familjare, janë babë e bijë. Për më tepër se çfarë ka ndodhur në nuk kemi informacione. Prokurori i rastit së bashku me Policinë e Kosovës dhe njësitë tjera relevante janë dalur në vendin e ngjarjes për ta konstatuar dhe zbardhur rastin”, tha Shala.

Ndryshe, edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bali Kelani ka dhënë detaje në lidhje me rastin në Prizren.

Ai ka konfirmuar se njëra viktimë është zyrtarë policor.

Kelani sqaroi se fillimisht Policia kishte pranuar informacion se janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri, dhe kur kanë arritur në vendin e ngjarjes kanë gjetur viktimat.

Etiketa: , , ,

Leave a Reply