Vritet një 26-vjeçar në Kamëz


E hënë, 8 Qershor 2026
Vritet një 26-vjeçar në Kamëz

Një person është vrarë me armë zjarri në Kamëz

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se viktima dhe autori janë konfliktuar për motive banale, çka ka çuar në përdorimin e armës së zjarrit.

Viktima është identifikuar si 26-vjeçari Ardian Baloshi. Viktima është dërguar në spitalin e Traumës por nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra.

Mësohet gjithashtu se autori i ngjarjes është S.Ll, ndërsa pritet që në vijim të ketë informacione më të plota zyrtare nga blutë e vendit.

Forcat e policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe po hetojnë shkaqet e plota të ngjarjes./rtsh.al/


Burimi: mesazhi

Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit