Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

VV: Të shkarkohet Jabllanoviqi

Prizren Post | 22:13 - 16.01.2015

Prishtinë – Vetëvendosje njofton se nëntë aktivistëve të arrestuar afër zyrave të ministrit Aleksandër Jabllanoviq u është shqiptuar masa e paraburgimit prej 48 orësh.

Aktivistët që po mbahen në paraburgim janë: Nora Fetoshi, Etleva Malushaj, Gëzon Kastrati, Egzon Azemi, Frashër Krasniqi, Bekim Gashi, Agron Kabashi, Petrit Ademi, Adem Megjuani.

‘Pushteti që i arrestoi dhjetëra aktivistë që kundërshtuan Jabllanoviqin dhe që po i mbanë në paraburgim nëntë prej tyre , është njëkohësisht ai që po e mbron ndërhyrjen politike të Serbisë në Kosovë duke e mbrojtur eksponentin e saj në qeverinë e Republikës së Kosovës. Lëvizja VETËVENDOSJE! kërkon lirimin e menjëhershëm të aktivistëve dhe shkarkimin e Jabllanoviqit’, thuhet në komunikatën e VV-së.


Arivisti Company