Ymeri: Ta trajtosh VETËVENDOSJE!-n si humbëse në zgjedhjet lokale është në rastin më të mirë injorancë e kulluar


E martë, 24 Tetor 2017

Prishtinë – Si mund të quhet më shumë se dyfshimi i votës në nivel vendi (nga 60 mijë më 2013 në 130 mijë në 2017) humbje?

Ashtu siç u dyfishuam në nivel qendror ashtu u dyfishuam edhe në nivel lokal.
Në secilën komunë kemi rritje të numrit të asambleistëve.

Nga një komunë ku kemi qeverisur, Prishtinën, tash jemi në balotazh në 6 sosh, përfshirë Prizrenin dhe Gjilanin, të dyja këto komuna të mëdha (Prizreni e dyta për nga madhësia pas Prishtinës).

Natyrisht që zgjedhjet në nivel qendror dhe ato në nivel lokal kanë dinamika krejtësisht tjera elektorale. Dhe këtë jo vetëm te rasti i VETËVENDOSJE!-s por te secila parti.

Dhe po, ne kemi ende dhe shumë punë për të bërë në nivel lokal e për pushtetin vendor në përgjithësi në mënyrë që jo vetëm ta forcojmë organizatën por edhe t’i japim zë qytetarëve anekënd kuvendeve komunale.

Po, është e vërtetë atë që po e thonë, se VETËVENDOSJE! është dashur të fitojë më shumë komuna. Është shumë e vërtetë që pikërisht qeverisja nga VETËVENDOSJE! e sjellë transformimin e zhvillimin e komunës, drejtësinë e barazinë në vendime e shërbime të komunës për qytetarët. Pikërisht këtë e ka bërë, dhe do ta vazhdojë, Shpend A. Ahmeti në Prishtinë, pikërisht këtë do ta bëjë Qëndron Kastrati në Dardanë, Sami Kurteshi në Gjilan, Mytaher Haskuka në Prizren, Ajet Potera në Besianë dhe Basri Kodra në Kaçanik.
VETËVENDOSJE! nuk po ndalet në rrugën që e ka projektuar.
Kosova nuk po ka rrugë që shkon kah zhvillimi.

Kanë mbetur komuna pa shpresë për qytetarët. Kanë mbetur komuna në të cilat do të vazhdojnë keqqeverisjen të mëparshmit. Në komunat e Kosovës në veri të dielën kishte zgjedhje që, sipas vëzhguesve të BE-së, nuk i plotësojnë standardet e zgjedhjeve demokratike. Ndërhyrjet e Serbisë brenda Republikës sonë po e shkatërrojnë secilin proces e mundësi. Edhe për vet pakicën serbe, e sidomos për pakicën serbe këtu. Të gjitha këto ia pamundësojnë Kosovës zhvillimin e përparimim.

Etiketa: , , ,
Të fundit