Zhegrova ishte pranë përjashtimit nga lista e Juventusit


E hënë, 7 Shtator 2026
Zhegrova ishte pranë përjashtimit nga lista e Juventusit

Edon Zhegrova ishte shumë pranë mbetjes jashtë listës së Juventusit për Serie A, pasi drejtuesit e klubit duhej të zgjidhnin mes tij dhe Arkadiusz Milikut.

Sipas gazetarit Romeo Agresti, vendimi ishte shumë i ngushtë, por në fund Juventusi vendosi ta përfshijë Zhegrovën në listë, ndërsa Milikun e la jashtë, shkruan 04 Online.

Zhegrova mbetet gjithashtu i disponueshëm për transferim, por deri tani nuk ka ardhur asnjë ofertë konkrete për të.

Në ndeshjen e fundit ndaj Milanit, trajneri Luciano Spalletti e aktivizoi kosovarin në minutat e fundit, në sfidën që përfundoi me barazim./04 Online/


Burimi: 04online

Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit