Gjendet pa shenja jete në ujë një 18-vjeçar nga Kosova në Shëngjin


Ponedjeljak, 24 Augusta 2026

Një 18-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën në zonën e Kunes, në Shëngjin.

I riu është gjetur pa shenja jete në ujë. Ende nuk dihen rrethanat e sakta të ngjarjes, ndërsa po hetohet nëse 18-vjeçari është mbytur apo ka pësuar arrest kardiak gjatë qëndrimit në det, shkruan A2-shi.

Trupi i pajetë është transportuar në morgun e Lezhës, ku pritet të kryhet ekspertiza mjekoligjore për përcaktimin e shkakut të vdekjes.

Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën dhe për të shfaqur reklama (Google AdSense).
Duke klikuar “Prano”, pajtohesh me përdorimin e cookies sipas
Politikës së Privatësisë
dhe
Politikës së Cookies.
Mund t’i refuzosh cookies jo-të-domosdoshme duke klikuar “Refuzo”.


Izvor: prizrenpost

Etiketa:
Najnoviji