Vdes një puntëor pasi bie nga një objekt në lagjen Veternik të Prishtinës


Ponedjeljak, 24 Augusta 2026

Një 49-vjeçar ka humbur jetën në lagjen Veternik të Prishtinës, pasi ka rënë nga një lartësi derisa ishte duke punuar.

Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka konfirmuar se rasti është raportuar rreth orës 10:00.

“Viktima mashkull, 49 vjeç, nuk ka arritë të përballojë plagët dhe i njëjti në vendin e ngjarjes ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, ka thënë Ahmeti.

Sipas saj, viktima nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka vdekur në vendin e ngjarjes. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor.

Policia, në koordinim me Prokurorinë dhe Inspektoratin e Punës, ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e rastit.


Izvor: prizrenpost

Etiketa:
Najnoviji