Ponedjeljak, 24 Augusta 2026
Në një tenxhere ku kemi hedhur 4 lugë vaj ulliri, skuqim hudhrën dhe kur të ketë marrë ngjyrë, e heqim. Shtojmë gjizën, pak spec djegës pluhur dhe i lëmë të skuqen për 2-3 minuta, duke i përzier herë pas here derisa gjiza të marrë shijen e specit.
Shtojmë domatet, të cilave ua kemi hequr lëkurën dhe i kemi prerë në kubikë, dhe lëngun e zarzavateve të ziera. I shtojmë kripë dhe e lëmë të marrë valë për rreth 20 minuta ose derisa supa të trashet. Nëse ju pëlqen shumë kremoze, kalojeni supën bashkë me lëngun në mikser. Bukën e presim në kubikë të trashë 1 cm dhe disa prej tyre i vendosim në fund të çdo pjate. Më pas hedhim supën dhe i përfundojmë pjatat duke i zbukuruar me gjethe borziloku të freskët, copa speci djegës të freskët, vaj ulliri dhe kubikë buke.
Izvor: prizrenpost




