Četvrtak, 27 Augusta 2026

Xhamia e Burojës, e ndërtuar në vitin 1722, një nga xhamitë më të vjetra në Drenicë, ka hyrë në fazën përfundimtare të restaurimit.
Sipas Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit, objekti ka një rëndësi të veçantë historike dhe kulturore, ndërsa historia e tij lidhet me patriotizmin e Mulla Ilaz Brojës, arsimin në gjuhën shqipe dhe luftën çlirimtare.
Pas përfundimit të restaurimit, xhamia pritet të muzealizohet, me qëllim ruajtjen dhe përcjelljen te brezat e ardhshëm të historisë, besimit dhe rezistencës që lidhen me këtë objekt.
Restaurimi dhe muzealizimi synojnë që Xhamia e Burojës të vazhdojë të shërbejë si një dëshmi e rëndësishme e trashëgimisë historike dhe kulturore të Drenicës. /mesazhi
Izvor: prizrenpost
Etiketa: Aktualnost
