Më 28 gusht shpallet aktgjykimi për Glauk Konjufcën


Wednesday, August 26th 2026

Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur sot se shpallja e aktgjykimit për ministrin në detyrë të Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, do të bëhet më 28 gusht, në orën 13:00.

Kjo u vendos sot gjatë seancës për rigjykimin e Konjufcës, i cili akuzohet për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend.

Gjatë seancës, Konjufca është deklaruar i pafajshëm dhe ka bërë të ditur se dëshiron të mbrohet në heshtje.

“Deklarohem i pafajshëm dhe nuk kam kurrfarë komenti shtesë”, deklaroi Konjufca.

Ndërsa, nga Prokuroria kanë thënë se Konjufca është fajtor dhe kanë kërkuar dënimin e tij.

Gjykata Themelore në Prishtinë më 26 shkurt 2024 ka shpallur aktgjykim lirues ndaj Konjufcës, me arsyetimin se nuk është provuar se ka kryer veprën që i vihej në barrë “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”. Kurse, për veprën penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare”, për të cilën ka arritur parashkrimi, u refuzua akuza.

Por, Gjykata e Apelit e ktheu rastin në rigjykim.


Source: prizrenpost

Etiketa:
Latest