12 pjestarë të Policisë së Kosovës vdiqën pas infektimit me COVID-19


E martë, 15 Dhjetor 2020

12 pjesëtarë të Policisë së Kosovës kanë humbur jetën pas infektimit me koronavirus, ndërsa mbi 1000 mijë janë infektuar që nga fillimi i pandemisë.

Kështu ka bërë të ditur U.D Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, gjatë raportimit në Komisionin për Çështje të Sigurisë.

Ai ka thënë se gjatë aktiviteteve policore në parandalim të krimeve të rënda janë realizuar 566 operacione, 939 bastisje si dhe 65 plane operative. Ai ka shtuar se numri i vrasjeve në këtë vit ka qenë në rritje në krahasim me vitin e kaluar.

“Numri i vrasjeve gjatë kësaj periudhe ka shënuar rritje nga 19 vitin e kaluar këtë vit i kemi 25. Numri i rasteve të dhunës në familje ka shënuar rritje për 6,86%.Në muajin shtator policia ka regjistruar 221 protesta dhe tubime dhe krahasuar me periudhën e vitit paraprak vërehet një rënie. Ka gjithashtu rënie të numrit të përgjithshëm të aksidenteve ku këtë vit janë mbi 11 mijë, ku vitin e kaluar ishin mbi 14 mijë. Gjatë kësaj periudhe në kudër të aktiviteteve policore në parandalim të krimeve të rënda janë realizuar 566 operacione të ndryshme, 939 bastisje si dhe 65 plane operative”, ka thënë ai. /Express/

Etiketa: , ,
Të fundit