E shtunë, 2 Maj 2026

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar lidhur me rezolutën e paraqitur nga kongresistë amerikanë që mbështet anëtarësimin e Kosovës në NATO.
Kurti është shprehur mirënjohës për mbështetjen e palëkundshme të ShBA-ve ndaj Kosovës dhe gjithë rajonit.
‘’Jemi mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme dhe të palëkundur të SHBA-së për prosperitetin tonë, sigurinë e vendit tonë dhe të gjithë rajonit’’, ka thënë Kurti në një postim në X.
Burimi: mesazhi
Etiketa: Aktuale