E shtunë, 3 Tetor 2026

Një person është arrestuar të premten në pikëkalimin në Merdarë pasi iu gjetën 204 cigare me kanabis.
Sipas policisë, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti po hetohet.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit të automjetit të tij me targa të Shqipërisë, janë gjetur dhe sekuestruar 204 cigare elektrike të cilat dyshohet të jenë me përmbajtje të lëndës narkotike kanabis”, thuhet në raportin e PK-së.
Burimi: mesazhi
Etiketa: Aktuale
