22-vjeçari arrestohet për kanosje në Obiliq, i gjendet edhe arma AK-47


E mërkurë, 29 Korrik 2026
22-vjeçari arrestohet për kanosje në Obiliq, i gjendet edhe arma AK-47

Policia e Kosovës ka njoftuar se e ka arrestuar një person në Obiliq, pasi dyshohet për një rast të kanosjes.

Personi që është prangosur, sipas policisë, është Sh.P 22-vjeçar.

Sipas njoftimit, ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 12:30, në rrugën “Fejzullah Preniqi” në Obiliq.

“Ka qenë reagimi i shpejtë i sektorit të hetimeve të Obiliqit, ai që ka rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar. Të njëjtit i është gjetë dhe sekuestruar  një armë AK-47.”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje prej 48-orësh dhe ndaj tij rëndojnë dyshimet për dy vepra penale, atë të kanosjes dhe armëmbajtjes pa leje.

Në njoftim thuhet se hetuesit policorë po punojnë për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të motiveve dhe rrethanave të ngjarjes. /Klankosova.tv


Burimi: klankosova

Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit