E hënë, 20 Prill 2026

Në javën e 33-të të Serie A, Juventusi arriti fitore të rëndësishme ndaj Bolognas me rezultat 2-0, duke iu afruar ndjeshëm sigurimit të një vendi në Ligën e Kampionëve.
“Zonja e Vjetër” e nisi ndeshjen në mënyrë perfekte, duke kaluar në epërsi që në minutën e dytë. Pas një asistimi të saktë nga Pierre Kalulu, Jonathan David u shkëput mbi mbrojtjen kundërshtare dhe realizoi me kokë për 1-0.
Bianconerët patën edhe disa mundësi të tjera në pjesën e parë, përfshirë një gol të anuluar për pozitë jashtë loje nga Conceição në minutën e 12-të, si dhe një rast të mirë të Emil Holm që goditi traversën në minutën e 34-të, duke e mbyllur kështu fraksionin e parë me avantazh minimal.
Në pjesën e dytë, Juventusi menaxhoi mirë lojën dhe vulosi fitoren në minutën e 57-të. Weston McKennie shërbeu një krosim të saktë, ndërsa Khephren Thuram realizoi me kokë nga afërsia për rezultatin përfundimtar 2-0.
Në minutën e 72-të, trajneri Luciano Spalletti bëri ndryshime nga banka, duke inkuadruar Edon Zhegrovën në vend të Francisco Conceição, i cili luajti rreth 20 minuta.
Pas kësaj fitoreje, Juventusi ngjitet në kuotën e 63 pikëve, duke mbajtur vendin e katërt dhe duke krijuar një epërsi prej pesë pikësh ndaj ndjekësve si Roma dhe Como.
Burimi: 04online
