Caktohet masa e paraburgimit ndaj 19 ‘bixhozlinjëve’ në Mitrovicë


E mërkurë, 22 Prill 2026
Caktohet masa e paraburgimit ndaj 19 ‘bixhozlinjëve’ në Mitrovicë

Gjykata Themelore në Mitrovicë përmes gjyqtares së procedurës paraprake, Marigona Lajqi, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj 19 të pandehurve, për të cilët ekziston dyshimi i bazuar se kanë kryer veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.

Sipas njoftimit të Gjykatës, masa e paraburgimit iu është caktuar të pandehurve me inicialet: A.B., D.S., N.M., B.M., R.S., A.I., B.I., B.S., F.M., M.S., B.B., A.R., A.M., N.H., D.M., A.M., Sh.A., Xh.S., F.D, transmeton Klankosova.tv.

Paraburgimi sipas aktvendimit, të pandehurve u llogaritet nga data 18.04.2026, е do të zgjasë deri me datën 18.05.2026.

Kërkohet paraburgim: Çka thotë dosja e Prokurorisë në rastin e bixhozxhinjve të paligjshëm?


Burimi: klankosova

Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit