Dy këmbësorë goditen nga vetura në Deçan


E mërkurë, 22 Prill 2026
Dy këmbësorë goditen nga vetura në Deçan

Dy persona janë goditur nga një veturë sot në rrugën “Luan Haradinaj” në Deçan.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili njoftoi edhe për gjendjen e të lënduarve.

“Janë jashtë rrezikut për jetën. Kanë marrë tretman mjekësor në emergjencen e spitalit rajonal, nuk kanë lëndime serioze. Pas marrjes së trajtimit janë liruar në shtëpi”, deklaroi Gashi.

Gashi bëri të ditur se rasti po hetohet dhe vendi i ngjarjes po ekzaminohet nga hetuesit rajonalë të aksidenteve.

Klankosova.tv merr vesh se të lënduarit janë babë e bijë.


Burimi: klankosova

Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit