E mërkurë, 22 Prill 2026

Liverpooli ka marrë një vendim që ka befasuar pjesën më të madhe të opinionit futbollistik në Evropë.
Pavarësisht një sezoni të luhatshëm dhe faktit se skuadra ka mbetur jashtë garës për titullin e Premier League, gjithçka tregon se Arne Slot do të vazhdojë të jetë në krye të ekipit edhe në sezonin e ardhshëm.
Ky vendim ka shkaktuar një efekt zinxhir në tregun e trajnerëve, sidomos te Xabi Alonso, i cili shihej si kandidati kryesor për të marrë drejtimin e skuadrës së Anfield-it. Brenda pak ditësh, situata ka marrë një kthesë të papritur.
Sezoni i Liverpoolit nuk ka qenë aspak në nivelin e pritshmërive. Ekipi nuk ka qenë realisht pjesë e garës për titull që në fazat e hershme, duke humbur ritmin shumë shpejt në kampionat.
Përveç kësaj, klubi nuk ka arritur as të bëjë hapin vendimtar në kompeticionet tjera, gjë që ka shtuar dyshimet për të ardhmen e Slot, sidomos duke marrë parasysh standardet e larta të klubit.
Megjithatë, drejtuesit kanë zgjedhur stabilitetin. Në Anfield besojnë se projekti ka nevojë për vazhdimësi dhe se trajneri holandez meriton më shumë kohë për të ndërtuar identitetin e tij në skuadër.
Kjo situatë e ka lënë Xabi Alonson jashtë planeve të Liverpoolit. Spanjolli, që konsiderohej opsioni numër një, tani ka humbur një nga mundësitë më të mëdha në karrierë.
Megjithatë, e ardhmja e tij në futbollin anglez mbetet shumë e mundshme. Vlerësimi që ka fituar me punën e tij e mban atë ende ndër trajnerët më të kërkuar në Evropë.
Në këtë kuadër, Chelsea po shfaqet si destinacioni më i mundshëm për të. Klubi londinez po kalon një periudhë të vështirë dhe është në kërkim të një drejtuesi që mund të nisë një projekt të ri.
E ardhmja e Liam Rosenior në Stamford Bridge mbetet e pasigurt, pavarësisht kontratës që ka. Rezultatet jo të qëndrueshme dhe mungesa e progresit kanë ngritur pikëpyetje serioze brenda klubit.
Xabi Alonso shihet si profil ideal për Chelsea-n. Stili i tij modern, puna me lojtarë të rinj dhe përvoja në futbollin evropian e bëjnë atë një nga emrat më të preferuar për të marrë drejtimin e projektit të ri në Londër.
Burimi: 04online
