E diel, 26 Prill 2026

Janë publikuar disa detaje të para për personin e dyshuar lidhur me incidentin gjatë darkës në hotelin Washington Hilton.
Sipas raportimeve të CBS News, i dyshuari besohet të jetë Cole Tomas Allen një 31-vjeçar nga Torrance, një zonë në periferinë jugperëndimore të Los Angeles.
Ai u pa duke vrapuar drejt sallës ku po zhvillohej eventi, përpara se të ndalohej nga forcat e sigurisë.
Kryetarja e Washington, D.C. bëri të ditur se i dyshuari po merr trajtim në një spital aty pranë dhe ndodhet nën arrest policor.
Ndërkohë, Prokurori i Përgjithshëm i SHBA-së, Todd Blanche, deklaroi se ndaj tij pritet të ngrihen akuza “shumë shpejt”. /mesazhi
Burimi: mesazhi
Etiketa: Aktuale
