Breshëri plumbash në mesnatë: Sulmohet autosalloni në magjistralen Prishtinë–Ferizaj


E diel, 26 Prill 2026
Breshëri plumbash në mesnatë: Sulmohet autosalloni në magjistralen Prishtinë–Ferizaj

Një incident i rëndë me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të 25 prillit 2026, në magjistralen Prishtinë–Ferizaj, ku persona të panjohur kanë shtënë në drejtim të një autosalloni.

Sipas raportit të policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:20 deri në 00:25, kur të dyshuarit, të veshur me rroba të zeza dhe me helmeta në kokë, duke lëvizur me një motoçikletë, kanë hapur zjarr ndaj objektit. Si pasojë e të shtënave, janë dëmtuar rreth gjashtë vetura si dhe katër xhama të autosallonit, transmeton Klankosova.tv.

Në vendin e ngjarjes, njësitet policore kanë gjetur dhe sekuestruar 16 gëzhoja, të cilat pritet të shërbejnë si prova materiale në hetime. Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa vlera e dëmeve materiale ende nuk është përcaktuar.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe identifikimin e personave të përfshirë në këtë sulm.


Burimi: klankosova

Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit